Presidenti Bajram Begaj ka thënë se çështja e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri duhet të lihet në dorë të drejtësisë.
I ftuar në “Real Story”, Begaj tregoi opinionin e tij në lidhje me arrestimin dhe mbajtjen në burg të Belerit për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit. Ai u shpreh se për sa kohë çështja është në dorë të drejtësisë, “ne duhet ta lëmë që të flasë drejtësia”.
Kreu i shtetit shtoi se reforma e re në drejtësi po i jep frytet e veta, ku thekson se për çdo qytetar të Repubklikës së Shqipërisë duhet të flasë drejtësia, e pastaj të tjerët.
“Për sa kohë që çështja është në dorë të drejtësisë, ne duhet ta lëmë që të flasë drejtësia. Të gjithë deputetët e parlamentit, kanë votuar për një reformë në drejtësi që po i jep frytet e veta. Natyrisht edhe për këtë cështje, si për cdo qytetar tjetër të Republikës së Shqipërisë duhet të flasë drejtësia dhe pastaj të tjerët”, u shpreh Begaj.