Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka ka folur për protestën që do të mbahet nga opozita, në datën 6 dhjetor, kur në Tiranë do të vijnë liderët europianë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Në një intervistë në Vizion Plus, Caka tha se qëllimi i opozitës është që liderët e BE të dëgjojnë mesazhet e tyre dhe të kuptojnë situatën që po ndodh në Shqipëri nga qeverisja e Edi Ramaës.
Sipas saj, qeverinë e tremb masiviteti, teksa shton se protestat janë pasqyra ku nxjerr qartë se çfarë po ndodh në vendin tonë.
“Nuk do të ishte hera e parë që një protestë zhvillohet larg dyerve dhe dritareve vendit ku ndodhen liderët euriopianë. Duam të dëgjohen mesazhet e opozitës,dhe duam të mos harrohet rezoluta e 19 majit sepse janë rekomandimet e tyre që nuk janë zbatuar nga qeveria e Edi Ramës.
Ne jemi në një vend ku demokracia ka marrë fund. Ende nuk kemi reflektuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për protestat. Kuvendi ende nuk i ka bërë edhe pse është një mbledhje shumë e thjeshtë. Protestat nuk i interesojnë qeverisë së Ramës. Protestat janë pasqyra se çfarë po ndodh aktualisht në Shqipëri. Masiviteti e tremb shumë”, tha ajo.
Caka kërkoi që policia të mos provokojë turmën dhe të bëjë punën ashtu siç duhet.
“Policia duhet të dijë të ruaj integritetin. E rëndësishme është që ata të bëjnë punën e tyre siç duhet dhe të mos provokojnë. Opozita do bëj më pas punën e saj”, tha ajo.