Në të njëjtën shkresë, kreu Teknik i Ministrisë së Drejtësisë ka ngritur dyshime mbi operatorët që janë shpallur fitues në dy nga tre prokurimet e denoncuara. “Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se dy nga tre procedurat e mësipërme të prokurimit janë fituar nga bashkimi i operatorëve ‘Soft S…’ shpk dhe ‘F…’ shpk. Këto dy kompani rezultojnë të jenë fituese të mbi 70 për qind të kontratave të prokurimit në Ministrinë e Drejtësisë, (pavarësisht se në të gjitha rastet kanë paraqitur ofertën më të lartë, ndërkohë që janë skualifikuar operatorë ekonomikë që kanë paraqitur oferta nën limitin e fondeve të parashikuara nga buxheti i shtetit), Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, ka prokuruar dhe lidhur kontrata në vlerë totale më shumë se vlera e parashikuar dhe miratuar nga Buxheti i Shtetit në masën 119 882 000″, thuhej në shkresë.