Analisti Andi Bushati teksa po flitej për presidentin Meta dhe “fushatën” e tij në Vlorë ditët e fundit të zgjedhjeve, tha se qyteti bregdetar duhet të ndijet krenar për atë që ka bërë në 1997 (luftë civile e cila solli krijimin e bandave që u përkthye në qindra krime).
Curri i tha të bëjë kujdes me deklaratat pasi mund të cilësohet si nxitje dhune. Bushati shtoi në “Open” se shoqëria jonë hipokrite merret me persona që sinjalizojnë krimin, dhe nuk merren me ata që bëjnë krime.
Bushati: Vlora duhet të jetë krenare për atë që ka bërë në 1997. Jemi kthyer në një shoqëri hipokrite që merremi me atë që sinjalizon krimin dhe jo atë që e bën krimin. Drejtori i policisë kur fsheh krimin, për mua jo kanë rënë zgjedhjet, por ka rënë shteti.
Curri: Kujdes se do të të akuzojnë edhe ty për nxitje dhune.
Bushati: Shteti i ndaloi hajdutët e votave të LSI-së, por jo të tyret. Pra shteti di kur t’i ndalojë vjedhjet, por është jo simetrik. Denoncimet në SPAK kanë shkuar para se Meta të fliste për sfurqe dhe sëpata. Por SPAK heshte sepse ata ishin patronazhistët e pushtetit.