Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Burri shfaqet lakuriq në Vatikan, po protestonte kundër luftës në Ukrainë (FOTO)

Lajme të ngjashëm

Një burrë është parë i zhveshur lakuriq në Vatikan si një shenjë protestë kundër luftës në Ukrainë.

Një burim nga Vatikani tha për Reuters, se një burrë i cili vizitoi Bazilikën e Shën Pjetrit ditën e enjte, hoqi rrobat e tij dhe qëndroi lakuriq në altarin kryesor të kishës, ku protestoi kundër pushtimit rus ne Ukrainë.

Burri kishte një mbishkrim në shpinën e tij ku përmës së cilit bënte thirrje që fëmijët e Ukrainës të shpëtoheshin. Burimi nga Vatikani bërë gjithashtu me dije se burri kishte dëmtuar trupin e tij me thonj.

Burri i zhveshur në Vatikan
Burri i zhveshur në Vatikan

Rojet e Vatikanit e kapën dhe ia dorëzuan burrin karabinierëve italianë. Incidenti ndodhi pak para mbylljes së bazilikës, pasditen e së enjtes. Disa medie italiane publikuan foto të incidentit, të kapura me telefon nga turistët.

Më shumë