Një grua është gjetur e pajetë në Vushtri, Kosovë në banesë nga burri i saj, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Trupi i pajetë i gruas është dërguar në spital për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së saj.
“Fshari Oshlan, Vushtrri 21.05.2021 – 12:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktimë femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.