Qeveria britanike është shprehur se është kundër Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Deputetja Alicia Kearns ka pyetur në parlament zyrtarin e qeverisë për planin franko-gjerman, duke shprehur shqetësim për mundësinë e krijimit të një tjetër Republika Srpska në Ballkan.
“Jam shumë e shqetësuar nga propozimi Farnko-Gjerman për të krijuar një enklavë të stilit Republika Srpska në Kosovë. A mund të konfirmojë qeveria se ata kanë kundërshtuar këtë rrënjosje të etno-nacionalizmit brenda Ballkanit?
Dhe në këtë pikë, a do ta bllokojmë Republikën Srpska nga mbledhja e parave në bursën e Londrës, sepse është vetëm për të financuar këto plane dhe ambicie secesioniste (autonome)?”, u shpreh deputetja britanike Kearns në parlament.
Ndërkohë, zyrtari i qeverisë së kryeministrit Sunak tha se kishte diskutuar me palët në Serbi dhe Kosovë në fund të vitit të kaluar dhe janë kundër krijimit të Asociacionit.
“Ne ndajmë shqetësimin e saj, nuk mund të flitej për një enklavë serbe në veri të Kosovës. Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët për të mbështetur normalizimin e marrëdhënieve.
E theksova këtë pikë në Beograd dhe në Kosovë, kur u vizitova në fund të vitit të kaluar, qartësisht se Autoriteti i Sjelljes Financiare rregullon Bursën e Londrës, por ne jemi të lumtur të korrespondojmë për këtë çështje”, u shpreh përfaqësuesi i qeverisë britanike.