
Menjëherë pas votimit në parlamentin e Britanisë e Madhe, qytetarët kanë nisur protestat kundër vendimit të deputetëve për mos largimin nga BE.
Sipas raportimit nga BBC, mijëra njerëz dolën në rrugët e Londrës jashtë parlamentit duke bërtitur ‘Brexit Now’ dhe duke kërkuar largimin nga BE-ja siç kishin votuar në referendumin e fundit.
Para pak minutash deputetët britanik refuzuan planin e Theresa May për largimin nga BE-ja dhe tani situata në Britani është shumë e ‘nxehtë’, transmeton newsbomb.
Theresa May do të paraqesë së shpejti në parlament një plan që të bindë deputetët për të votuar pro BREX-it, përndryshe ajo mund të largohet nga posti i kryeministres dhe të kërkohet nga parlamenti britanik një referendum të ri.