
Pas Taulant Ballës, Elisa Spiropalit dhe Mimi Kodhelit, edhe zv/ kryeministri Erion Braçe përkrah një mandat të dytë të Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës.
I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në TVSH, Braçe theksoi se Erion Veliaj duhet të jetë sërish kandidat i PS-së për Tiranën.
“Të jesh i bindur se nuk do të cedojë as në këtë pikë, për mendimin tim. Jemi një parti politike, dhe duhet të jemi të barabartë apo të baraslarguar nga çdo kandidat i mundshëm. Me një fjali, për mua Veliaj duhet të jetë kandidati i PS-së për kryetar të bashkisë së Tiranës”, tha zv/kryeministri Braçe.