Deputeti socialist Erjon Braçe ka publikuar sot një tabelë me të dhënat, ku ka sulmuar politikanët pronarë, të cilët sipas tij përbëjnë një konflikt skandaloz interesi. Sipas Braçes, politikanët pronarë po përdorin funksionin shtetëror për miliardat e tyre.
“Politikanët pronarë që përdorin funksionin shtetëror për miliardat e tyre!! Miliardat si arsyeja e vetme kundër ligjit për kthimin dhe kompesimin e pronave.
Shiheni tabelën; ky është rasti më flagrant i interesit personal.
Siç kam shkruar; Kontesti më i madh ndaj ligjit ka të bëjë me atë që politikanët pronarë e quajnë si “cënim të parimeve të ekonomisë së tregut”. Në fakt është më e thjeshtë;
Në ligjin e ri, vendoset që një pronë të kompesohet me titullin që ka patur në momentin e shpronësimit, jo titullin që ka sot.
Politikanët pronarë thonë jo, duke kërkuar kompesim për pronën që s’e kanë patur kur janë shpronësuar.
Diferenca është një barrë shumë e rëndë bie mbi çdo qytetar për të paguar atë që pronarët politikanë s’e kanë patur kurrë.
Shiheni në tabelë diferencën, është skandaloze;
Vetëm në këtë rast, ne duhet të paguajmë nga tatimet e taksat, 2.7 miliardë lekë të reja më shumë për politikanin pronar!! Konflikt skandaloz interesi”, shkruan Braçe.