Forcat ruse shënjestruan ditën e sotme një rafineri të madhe të naftës ukrainase.
Rafineria, në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, u godit nga “armë me precizion të lartë ajrore dhe me bazë deti”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov në një konferencë të shtunën.
Konashenkov tha se ushtria ruse kishte shkatërruar objektet e magazinimit që mbanin karburante benzinë dhe naftë që po furnizonin trupat ukrainase në rajonet lindore dhe qendrore të vendit.
Rusia goditi gjithashtu aeroportet ushtarake në Poltava dhe Dnipro, qytete në lindje të Kremenchuk, duke përdorur raketa me bazë ajrore me precizion të lartë, tha Konashenkov.