Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
32 °
Mër
29 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Bobi thyen rekordin botëror, qeni më i vjetër mbush 30-vjeç

Lajme të ngjashëm

Një qen me emrin Bobi që jeton në Portugali është shpallur si qeni më i vjetër në botë, dhe qeni më jetëgjatë ndonjëherë, në një njoftim të bërë nga Rekordet Botërore të Guinnes.

I lindur në 11 maj të vitit 1992, Bobi është aktualisht 30-vjeç dhe 267. Ai është i racës Rafeiro do Alentejo, një qen i njohur për besnikërinë dhe ruajtjen e gjësë së gjallë.

Kjo racë qensh ka një jetëgjatësi prej 11 deri në 14-vjeç, por Bobi ka thyer çdo parashikim.

Bobi është i qetë dhe i pëlqen të luajë me katër macet që ka familja. Një pjesë të madhe të kohës e kalon në oborrin e fermës ndërsa në ditët më të ftohta qëndron pranë oxhakut.

Familja e qenit thotë se së fundmi Bobi ka vështirësi në ecje dhe për shkak të moshës së madhe ka nisur të humbasë shikimin duke u përplasur herë pas here me objekte.

Pronarët e qenit thonë se kurrë nuk e kanë mbajtur të lidhur me zinxhirë.

Më shumë