Tre armë zjarri automatike kallashnikov janë gjetur nga nga Policia brenda mjetit tip BMW në fshatin Çerven, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”. Ky mjet dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos në autostradë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier, kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Nisur dhe nga prania e armëve të zjarrit, mendohet se autorët janë tre, dy qitës dhe një shofer.
Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti BMW duket i shkrumbuar i gjithi dhe nga nxehtësia e madhe e flakëve, dyert dhe pjesa e tavanit janë shkrirë. Grupi hetimor ka mbledhur provat paraprake dhe mjeti është larguar nga fshati Çerven për ekspertizë më të thelluar.

Lexo edhe: Atentat makinës në lëvizje në autostradën e Vlorës, raportohet për viktima