Një pilot i Sothwest Airlines ka bërë diçka të pazakontë për të hipur në aeroplan pak momente para fluturimit.
Ai u detyrua të ngjitej në dritaren e kabinës pasi një pasagjer kishte hapur derën e tualetit dhe pa dashje kishte shtyrë derën e kuvertës e cila më pas ishte bllokuar.
Ngjarja qesharake ndodhi në momentin kur pasagjerët po hipnin në avion për të fluturuar nga Sacramento në San Diego ditën e mërkurë.
Një nga pasagjerët, Matt Rexroad e ka treguar ngjarjen përmes një postimi kur ka thënë se “dikush që ishte në fluturim që po hynte ishte i fundit nga avioni dhe mbylli derën dhe është i mbyllur”.
Rexroad shtoi më pas se piloti u ngjit në dritaren e kabinës dhe hapi derën e avionit.
“Ky pilot, për nder të tij, u zvarrit nëpër dritaren e kabinës dhe hapi derën”, shkroi pasagjeri në Tëitter.
Më pas, kompania e fluturimit Southwest Airlines ka shpjeguar situatën e ndodhur e më pas ka njoftuar se fluturimi është nisur siç ishte planifikuar.
“Gjatë procesit të hipjes, një klient hapi derën e tualetit përpara dhe pa dashje e shtyu derën e kuvertës së fluturimit të mbyllur (e cila u mbyll) ndërsa pilotët e planifikuar për të kryer fluturimin po përgatiteshin të hipnin në avion. Një nga pilotët tanë hapi derën nga dritarja e kuvertës së fluturimit dhe fluturimi u nis siç ishte planifikua”, tha Southwest Airlines në një deklaratë për CBS News.