Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Blinken i kërkon Turqisë pranimin e menjëhershëm të Suedisë në NATO

Lajme të ngjashëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka kërkuar Turqisë këtë të martë që të pranojë menjëherë Suedinë në NATO. Ai tha në një konferencë për shtyp në Lulea se shteti nordik ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të adresuar kundërshtimet e Turqisë ndaj anëtarësimit.

“Turqia ka ngritur shqetësime të rëndësishme dhe legjitime. Suedia dhe Finlanda trajtuan të dyja këto shqetësime,” u shpreh Blinken. Sekretari i shtetit tha se tani është koha që NATO të finalizojë pranimin e Suedisë në aleancë.

“Ne besojmë se koha është tani dhe nuk ka asnjë arsye për të mos ecur përpara,” tha Antony Blinken.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, duke hequr dorë nga politikat e vjetra të mos angazhimit ushtarak pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kërkesa për anëtarësim duhet të miratohet nga të gjithë anëtarët e NATO-s, por Turqia dhe Hungaria nuk e kanë miratuar ende.

Turqia e pranoi Finlandën në fund të këtij marsi, por ka kundërshtuar Suedinë duke thënë se Stokholmi strehon anëtarë të grupeve militantë. Edhe Hungaria ka refuzuar të miratojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim.

Sakaq, kryeministri suedez Ufi Kristeresson tha se Suedia është në kontakt të vazhdueshëm me homologët turq dhe se vendi ka bërë një hap në madh në luftën kundër terrorizmit.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me homologët tanë turq për këtë çështje specifike. Ne kemi një memorandum dhe po e përmbushim dhe pjesa përfundimtare e tij po hyn në fuqi më 1 qershor, pasnesër, me një legjislacion të ri në luftën kundër terrorizmit. Është një hap i rëndësishëm dhe në këtë mënyrë. ne kemi bërë atë që u kemi thënë miqve tanë turq”, tha Kristersson.

Më shumë