Forca të shumta policore të repartit të FNSH-së janë nisur nga Tirana në drejtim të pikave kufitare në jug të vendit, pas informacioneve për një dyndje refugjatësh sirianë nga shteti fqinj.
Dhjetra evektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të specializuar në menaxhimin e turmave janë vendosur në pikën kufitare të Qafë-Botës pas frikës se një numër i madh refugjatësh që kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë mund t’i drejtohen vendit tonë.
Fluksi i emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt ishujve grek është rritur ndjeshëm muajt e parë të 2016-ës. Rreth 3,000 emmigrantë nga vendet në konflikt raportohet se mbërrijnë çdo ditë në portet greke ndërsa Shqipëria aktualisht nuk strehon asnjë emigrant, në jug të vendit janë ngritur disa pika që mund të shërbejnë për strehimin e tyre në rast se Shqipëria “hap” kufijtë.