Bledi Çuçi ia ka deleguar kompetencat e tij në Ministrinë e Brendshme Besfort Lamallarit.
Përmes një urdhri, vetë ministri Bledi Çuçi ia ka deleguar kompetencat Lamallarit, i cili do ta drejtojë për një periudhë kohore 25 mars-30 prill.
Mësohet se ky urdhër ka të bëjë me fushatën zgjedhore, pasi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.
Tashmë pritet që Lamallari bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
