Dhjetëra mijëra përdorues në mbarë botën kanë raportuar se nuk janë në gjendje të kenë qasje në shërbimet e Microsoft, duke përfshirë Teams dhe Outlook.
Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet e faqeve në internet, tregoi se më shumë se 5,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kishin raportuar se shërbimi i postës elektronike Outlook ishte i paarritshëm.
Shërbime të tjera, përfshirë Teams dhe Xbox Live, u raportuan gjithashtu nga përdoruesit se nuk po funksionojnë.
Në një prononcim Microsoft tha se është duke hetuar ndërprerjen. Ata thanë se kishte “izoluar problemin në çështjet e konfigurimit të rrjetit” dhe po analizonte “strategjinë më të mirë zbutëse për t’i adresuar këto pa shkaktuar ndikime shtesë”.