Ushtria ka rrëzuar qeverinë në Guinea, duke marrë nën kontroll institucionet shtetërore.
Një kolonel i ushtrisë është shfaqur ditën e sotme në televizionin kombëtar duke deklaruar se qeveria është shpërbërë, vetëm pak orë pas të shtënave me armë në afërsi të pallatit presidencial.
Fati i presidentit Alpha Conde nuk dihet, ndërsa popullariteti i qeverisë së tij kishte rënë ndjeshëm teksa hyri në mandatin e tretë qeverisës. Edhe koloneli Mamadi Doumbouya nuk e përmendi presidentin 82-vjeçar teksa iu drejtua popullit.
“Personalizimi i jetës politike ka përfunduar. Ne nuk do t’ia besojmë politikën një njeriu, por të gjithë njerëzve”, tha Doumbouya duke shtuar se Kushtetuta ishte shpërbërë dhe kufijtë e shtetit u mbyllën.