NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Dossier

Besimi i bizneseve dhe qytetarëve në ekonomi, bie në nivelin më të ulët të vitit 2022

08/10/2022, 07:16
0
Shifrat “optimiste” të FMN-së: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit

Pamje arkive: Banka e Shqiperise












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Auron Tare: Në urën e Peratit

Auron Tare: Në urën e Peratit

07/12/2022, 20:18
“Kush ka futur dorën në rezerva veç nazistëve”, profesor Romeo Gurakuqi ngre pytjet: Kush do sqarojë shqiptarët njëherë e mirë se ku është ARI i tyre i luftës

“Kush ka futur dorën në rezerva veç nazistëve”, profesor Romeo Gurakuqi ngre pytjet: Kush do sqarojë shqiptarët njëherë e mirë se ku është ARI i tyre i luftës

17/09/2022, 14:38
Presidenti i SHBA, Richard Nixon

Ish Presidenti amerikan Richard Nixon kërkoi të vizitonte Shqipërinë, negocioi diktatori rumun Çaushesku

17/07/2022, 19:29
DOSSIER/ ENVER HOXHA, deklasifikohen ditaret, rinia e një diktatori që s’e donte artin

DOSSIER/ ENVER HOXHA, deklasifikohen ditaret, rinia e një diktatori që s’e donte artin

31/05/2022, 11:41
DOSSIER/ Ditari i Gazetarit: Si e njoha profesor Servet Pëllumbin, nga ngjarjet në komunizëm, te posti i kryetarit të Kuvendit

DOSSIER/ Ditari i Gazetarit: Si e njoha profesor Servet Pëllumbin, nga ngjarjet në komunizëm, te posti i kryetarit të Kuvendit

14/12/2021, 11:33

Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonominë shqiptare ka prekur nivelin më të ulët të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) për shtatorin pësoi një rënie të mëtejshme me 1.9 pikë në muajin shtator.

TNE paraqitet në rënie për të tretin muaj radhazi, duke reflektuar kryesisht efektet negative të rritjes së çmimeve në vlerësimet e bizneseve dhe konsumatorëve shqiptarë.

Rënia e TNE-së reflektoi rënien e besimit në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe përkeqësimin e besimit të konsumatorëve. Nga ana tjetër, treguesit e besimit për sektorët e industrisë dhe tregtisë shënuan përmirësime të lehta në muajin shtator.

Treguesi i besimit në ndërtim shënoi një rënie prej 5.3 pikë përqindjeje në muajin shtator. Rënia u shkaktua nga përkeqësimi i vlerësimit të bizneseve për aktivitetin e tyre ndërtues. Nga ana tjetër, vlerësimi i tyre për kontratat porositëse ishte në rritje në këtë muaj. Pritjet e bizneseve të ndërtimit për punësimin dhe pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen shënuan rënie.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 3 pikë përqindje në muajin shtator, për të tretin muaj radhazi. Kjo u përcaktua nga rënia e të dy komponentëve përbërës, vlerësimet për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe vlerësimet për kërkesën. Pritjet e bizneseve të shërbimeve për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë rritur në këtë muaj.

Edhe treguesi i besimit konsumator u përkeqësua me 3.1 pikë përqindje në muajin shtator. Rënia u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i pritjeve për situatën e përgjithshme ekonomike, dhe rënia e balancave si për blerjet aktuale ashtu edhe për blerjet e pritura. Vlerësimet e konsumatorëve për situatën e pritur financiare mbetën pothuajse të pandryshuara.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 1 pikë përqindje në muajin shtator. Kjo rritje u ndikua nga përmirësimi i kërkesës së huaj dhe asaj të brendshme, ndërkohë që vlerësimet për prodhimin aktual shënuan rënie. Gjithashtu, edhe pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë pësuar rënie. Pritjet e bizneseve të industrisë për çmimet e produkteveqë do të prodhojnë janë rritur në muajin shtator.

Edhe treguesi i besimit në tregti u rrit me 1 pikë përqindje në muajin shtator. Rritja u ndikua nga vlerësimet më optimiste të bizneseve të këtij sektori për ecurinë aktuale të biznesit, ndërkohë që pritjet për punësimin në muajt e ardhshëm mbetën pothuajse të pandryshuara. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë pësuar rritje edhe në këtë sektor. /Monitor

Etiketa: besimibiznesetEkonomiqytetaret
Artikull paraprak
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47
Artikull tjetër
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47
Artikull paraprak
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47
Artikull tjetër
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Erion Braçe ne Komisionin e Ekonomise

Braçe bën propozimin: Ditët e ciklit për gratë të paguhen nga buxheti i shtetit

13/11/2023, 16:38
0

...

basha takim me qytetaret

Basha njëzëri me qytetarët: Duam vetting në politikë!

10/11/2023, 16:56
0

...

Foto ilustruese

Komisioni Evropian pritet të miratojë planin për rritje ekonomike në Ballkan

08/11/2023, 11:28
0

...

Foto ilustruese © Credits vizionplus.tv

Stuhia lë në errësirë kuksianët, reshjet e shiut përfshijnë qytetin verilindor

05/11/2023, 18:40
0

...

Situata e krijuar nga moti i keq ne Tirane

Përmbytjet e rrugëve nga stuhia, Rama apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi!

04/11/2023, 12:28
0

...

Lajmet e fundit

Kryeministri Edi Rama ne Asamblene e Zgjeruar te PS

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

2023/12/04  4:47pm
0

Ministri i Brendshem Taulant Balla

Policët me SKY ECC, Balla miraton formularin e vetëdeklarimit: Përjashtim direkt

2023/12/04  4:28pm
0

Hoteli "Paradise" i perfshire nga flaket, Devoll

VIDEO: Digjet hoteli në Devoll, ja si u shkrumbua kati i fundit

2023/12/04  4:06pm
0

Foto ilustruese

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Spanja dhe Gjermania dy persona

2023/12/04  4:04pm
0








































Para
Fjala

Fjala

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ