Ish-kryeministri Sali Berisha, jashtë ambienteve të Kuvendit ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit, ku theksoi se në të u nxor në pah se vota e lirë u manipulua dhe vota e shqiptarëve u vodh nga qeveria. Gjatë fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje shqiptarëve që të përgatiten për protesta të qëndrushme dhe të fuqishme për të larguar qeverinë e Edi Ramës.
Lideri historik i të dhajthtës theksoi se janë duke punaur fort për të bashkuar opozitën dhe për të luftuar kundër regjimit të kësaj mazhorance.
“Vota e kontrolluar është vota e skllavëruar, vota e kontrolluar është vota e diktaturave, e regjimeve totalitare. Ajo nuk është më votë e lirë. Vota e kontrolluar është de fakto në vdekje klinike. Raporti konstaton se për kontrollin e votës u përdoren mjetet më të paligjshme, u përdoren mjete që dhunuan kodin zgjedhor, kushtetutën, standardet e zgjedhjeve të lira dhe kodin e Venecias.
Makinerisë së frikës dhe presionit i priu kryeministri shqiptar me kërcënimet e tij banditeske ndaj qytetarëve në rast se do votonin për kandidatët e opozitës. Raporti tregon se zgjedhjet u kontrolluan nga administrata se aplikacioni aktivist dhe terroristet e kuq të votës me petkun e patronazhistit bënë gjithçka për të diktuar vullnetin qytetarëve shqiptarë. Cilido që lexon me vëmendje këtë raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet. Cilido që lexon këtë raport gjen se 14 maji ishte një farsë e vërtete elektorale.
Ndaj thirrje ime për shqiptarët, për 600 mijë idealistë shqiptarë që refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor të vullnetit të tyre, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme të fuqishme për të larguar këtë pushtet që qëndron i bazuar në raportoni krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Thirrje ime për shqiptarët është kurrë mos përligjini një votë të vjedhur. Vota e vjedhur apo vota në preson nuk shpreh vullnetin tuaj, por të atyre që ju rrëmbejnë të drejtën e votes”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Raporti konstaton kontrollin e votës.
Vota e kontrolluar është vota e skllavëruar.
Vota e kontrolluar është vota e diktaturave.
Vota e kontrolluar është vota e regjimeve totalitare.
Ajo nuk është më votë e lirë.
Vota e kontrolluar, de facto është vota pothuaj e vdekur apo në vdekje klinike.
Raporti konstaton gjithashtu se për kontrollin e votës, u përdorën mjetet më të paligjshme, më antikushtetuese, më antiligjore.
U përdorën mjete, të cilat dhunuan Kodin Zgjedhor, Kushtetutën, standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe Kodin e Venecias.
Dëshmon se makinerisë së frikës dhe presionit, i priu direkt kryeministri shqiptar me kërcënimet e tij banditeske ndaj kandidatëve, ndaj qytetarëve, në rast se do votonin për kandidatët e opozitës.
Tregon se zgjedhjet u kontrolluan nga administrata, se aplikacioni Aktivisti dhe terroristët e kuq me petkun e patronazhistit, bënë gjithçka për të diktuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Cilido që lexon me vëmendje këtë raport, gjen përqindje të cilat përmbysin zgjedhjet.
Cilido që lexon këtë raport, gjen se 14 maji ishte një farsë e vërtetë elektorale.
Ndaj dhe thirrja ime për shqiptarët, për 600 mijë idealistë shqiptarë, të cilët refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor ndaj vullnetit të tyre, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme të fuqishme, për të larguar këtë pushtet, që qëndron i bazuar në raportin: vota shndërrohet në krim dhe krimi në votë.
Thirrja ime për të gjithë shqiptarët është: kurrë të mos përligjni një votë të vjedhur.
Vota e vjedhur apo vota me presion, apo vota e kontrolluar, nuk shpreh vullnetin tuaj, por shpreh vullnetin e atyre që u rrëmbejnë ju të drejtën e votës.
PD qëndron fuqishëm, e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekje të madhe për të votuar të lirë si qytetarët e tjerë të rajonit dhe Europës.