Ndërsa kryeministri Edi Rama ka inaguruar sot 20 autoambulancave të reja për “Qendrën Spitalore Universitare”, duke u shprehur se vazhdon puna për rilindjen e shëndetësisë.
Deklarata e Ramës:
Sot në Qendren Spitalore Universitare për futjen në punë të 20 autoambulancave të reja me standarde europiane, ndërtimin e qendrës së re të konsultave dhe ndjekjen e punimeve për ndërtimin e “bunkerit” të rrezatimeve kundër kancerit pranë Spitalit Onkologjik. Vazhdon parreshtur puna për rilindjen e shëndetësisë mbi gërmadhat e rrënimit të së shkuarës. Në vetëm 16 muaj nuk mund të ndërtohet çka është shkatërruar me vite të tëra, por 16 muaj kanë mjaftuar për të filluar ndryshimin real. Në ditët në vijim do të hyjë në funksionim edhe platforma e madhe kombëtare online e betejës së përbashkët, e qeverisë dhe e qytetarëve, kundër korrupsionit ku një pjesë të rëndësishme do ta zërë dhe çrrënjosja e korrupsionit në shëndetësi.