Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është përplasur në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe shkak janë bërë zgjedhjet që do të mbahen në Kukës.
Manja u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit që të dielën të dalin dhe të votojnë kandidatin e PD, Albert Halilajn. Mirëpo menjëherë replikoi Sali Berisha duke e quajtur Manjën, kriminel Elektoral.
Pjesë nga debati:
Manja: Kuksianët ditën e diel keni zgjedhje, kanë dy alternativa ne kemi kandidatin tonë dhe socialistët e Kukësianët e kanë ndarë mendjen do votojë Arben Halilajn. E ndien dhimbjen për Kukësin, si ata atje. Nuk telekomandohet nga Tirana. Priteni ditën e diel me qetësi.
Albert Halilaj është një qytetar që është me rrënjë dhe me degë nga Kukësi, kurse kandidati juaj është në Tirana. Mos na thoni të hënën na vodhët votën”, tha Manja.
Berisha: Ai është një kriminel i mirëfilltë elektoral. Ai është një kriminel i damkosur elektoral. Ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale njëlloj sikur të ishte Shukriu apo Safeti. Por ai ka dosjen e vet.
Dua ti them kriminelit elektoral Manja, që sot është në krye të burgjeve shko dhe zgjidh qelinë, të garantoj se nuk do të amnistosh kurrë për krimet e tua të shumtuara elektorale. Prandaj shko më mirë tani, drejtësia vonon por nuk harron. Ti do shkosh aty ku e meriton.