Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Berisha përplaset me Manjën: Nxorre sekretin për Vangjush Dakon! Ministri: Të pres në zgjedhjet e tjera, prapë do të të mundim

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka nxjerrë sekretin e SPAK për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha hodhi akuza edhe për ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e të dhënave, duke thënë se është qeveria që sipas tij ka nxjerrë të dhënat sensitive të qytetarëve si targat apo organigramën e Shërbimit Informativ.

“Ulsi Manja e nxorri sekretin, ua them unë këtë. Ti e ke vendin te Gjushu. I gjithë Durrësi flet për ty. Ke nxjerrë sekretin.

Ligji shkelmohet për të ndihmuar së pari armiqtë e Shqipërisë, duke nxjerrë në shesh të gjithë organigramën dhe të dhënat e SHISH. Ligji thyhet për të ndihmuar klanet e tmerrshme të krimit dhe mafies në Shqipëri dhe Ballkan. Të gjitha targat u nxorrën në treg nga këta që rrinë prapa shpine. Sepse targat duhet t’i mësojnë kriminelët. Çfarë komisioneri je ti më thuaj pak.

Ligji mbron të dhënat e qytetarëve. 1 milionë të dhëna iu nxorrën qytetarëve dhe iu dhanë terroristëve të kuq, patronazhistëve. A ka seancë më qesharake se kjo? Irani bëri atë që bëri por para iraint ju nxorrët targat, patronazhistët, nxorrët SHISH. Kush e theu TIMS-in? Vetëm policia.

Për ta mbyllur dy fjalë për këtë bodigardin e Edi Ramës, ke kryer një zinxhir krimesh të tmerrshme elektorale gjatë këtij sezoni. Do të përgatisim një dosje kombëtare, ndërkombëtare kundër teje”, deklaroi Berisha.

Ministri i Drejtësisë, Manja replikoi duke e sfiduar Berishën teksa tha se e pret në zgjedhjet e ardhshme për ta mundur sërish.

“Nuk e di pse je shqetësuar Sali. Zgjedhjet mbaruan, të pres në zgjedhjet e tjera dhe prapë do të të mundim. Kam përshtypjen që ti do të shkosh para meje, por mezi e pres këtë ditë. Më në fund reforma në drejtësi po prodhon rezultate të prekshme për qytetarët. Sa herë të dal me ty në shesh të mejdanit do të të mund çdo herë”, u shpreh Manja.

Më shumë