Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Berisha paralajmëron protesta: Do të ngrihemi në një lëvizje të fuqishme!

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar rikthimin e protestave pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai u shpreh gjatë një takimi me kryetarët e Bashkive dhe krerët e degëve të PD se organizimi i protestave do të jetë një sakrificë për  demokratët, por sipas tij kjo është e vetmja rrugë për të përmbysur regjimin e kësaj qeverie.

“Duhet t’i rikthehemi protestës. E vështirë, sakrificë, po rrugë tjetër s’ka. Vetëm veten do të gënjenim. Po ne nuk jemi nga ata që gënjejnë veten. Nuk mundet opozita të ndalë qeverinë të shpërndajë 6800 mijë zarfe. Jo nuk mundet, e vetmja gjë në dorë që thotë opozita do ishte s’do marr pjesë në zgjedhje. Po ai thotë faleminderit  shumë që nuk po merr pjesë.

Nuk ka rrugë tjetër kundër Edi Ramës. Sikur të ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë standard. Pasi të bëjmë denoncimin, do të bëjmë analizën dhe do të ngrihemi në një lëvizje të fuqishme kundër armikut të shqiptarëve që tashmë është i njohur: Edi Rama.”-  u shpreh Berisha.

Më shumë