Ish-kryeministri Sali Berisha sot do të zhvillojë Foltoren e radhës me Lidhjen Demokratike të Grave.
Kryetarja e LDG, Albana Vokshi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se takimi në orën 17:00 në Hotel Rogner.
“FOLTORJA E GRAVE DEMOKRATE! Sot, ora 17.00, Hotel Rogner, Salla Antigone. #LDGSH” shkruan Vokshi në postimin e saj.
Kujtojmë që pak ditë më parë Vokshi doli hapur në mbështetje të Berishës, duke u dalë kështu kundër kreut të PD, Lulzim Bashës.
Vokshi doli në krah të Sali Berishës, dhe u shpreh publikisht kundër Bashës, kur ai shpalli zgjedhjet për kryetar të LDGSH.
