Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pak çaste më parë në ambientet e selisë blu së bashku me grupin e quajtur si komisioni i rithemelimit të PD-së.
Grupi me 29 anëtarë është duke zhvilluar një mbledhje në të njëjtin kat ku në një sallë tjetër kryetari i PD Lulzim Basha po zhvillon një takim me disa anëtarë.
Në një prononcim për media nga ambientet e selisë, Berisha i ka bërë thirrje Bashës “të reflektojë” deri në datën 18, kur sipas tij ratifikohet vendimi për shkarkimin e Bashës.
“Deputeti Basha të mendojë dhe të reflektojë deri në datën 18. Kuvendi triumfoli, në mënyrën më magjike, madhështore. Sot futem si njëri nga anëtarët e këtij komisioni që sot funksionon me kolegjialitet. Nuk do jetë i hapur për mediat takimi, nuk kanë çu duhen ju ato, nuk janë të rëndësishme për ju, ju merreni me gjëra të rëndësishme”, është shprehur Berisha.