Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Veprimtaritë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ndihet shumë i kënaqur me faktin se ka arritur të bëjë ashtu siç duhet punën e tij.
Shalsi ka publikuar raportin e Institutit të Studimeve Politike që sqaron se ky komision mban rekordin e diskutimeve dhe mbledhjeve, krahasuar me komisionet e tjera të Kuvendit.
“Më në fund dikush pikasi se çfarë bëhet në komisionin që unë kam nderin të drejtoj… dhe të mendosh që është vetëm pjesa e dukshme e asaj që në të vërtetë ndodh”, shkruan deputeti në postimin që ka ndarë me miqtë në Facebook.
Gjithsesi, Shalsi me të vërtetë duhet të ndihet i entuziasmuar pasi kolegët e tij në komisionet e tjera,sipas ISP, linin për të dëshiruar me punën e tyre.