Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rëmbec-Libonik, Maliq. Paprakisht bëhet me dije se një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. V., 43 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë.
Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi 43 vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë në spital.
“Rreth orës 07:00, në aksin rrugor dytësor Rëmbec-Libonik, shtetasi N. V., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi N. V., i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.