NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Politikë

Benet Beci merr detyrën: Ne do ta fillojmë që sot ndryshimin, Shkodra është e para!

19/06/2023, 16:11
0
benet beci

Kryebashkiaku i ri i Shkodres, Benet Beci












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

FOTO: Pamjet tronditëse të Trebickës së vrarë, GËRDECI siç nuk e kemi lexuar kurrë!

FOTO: Pamjet tronditëse të Trebickës së vrarë, GËRDECI siç nuk e kemi lexuar kurrë!

01/12/2023, 20:17
Ish-presidenti, Alfred Moisiu

“S’mund të vazhdohet me metoda të ’45-ës”, mesazhi i Alfred Moisiut për Greqinë

01/12/2023, 16:36
AKSHI: Do hapen edhe 216 laboratorë të tjerë, smart, në shkollat 9-vjeçare të vendit

AKSHI: Do hapen edhe 216 laboratorë të tjerë, smart, në shkollat 9-vjeçare të vendit

01/12/2023, 16:34
Ish ministri i Shendetesise Ilir Beqaj

Ish-ministri Beqaj del nga SPAK, ‘kyç gojën’ para gazetarëve

01/12/2023, 16:11
Ish-ministri i Shendetësisë, Ilir Beqaj gjatë një mbledhjeje në Kuvend, | Foto: LSA

Në detyrim paraqitje për koncesionin e sterilizimit, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

01/12/2023, 15:39

Benet Beci ka marrë këtë të hënë detyrën si kryebashkiak i ri i Shkodrës. Këshilli Bashkiak është mbledhur dhe Beci është betuar si qytetari i parë i kryeqendrës së veriut.

“Unë sot kam kënaqësinë dhe privilegjin e madh të jem zgjedhur nga ju dhe njerëzit që ju përfaqësoni në këtë sallë si qytetar i parë i Shkodrës. Por më besoni që do të doja që në këto vite pune me ju të meritoja titullin punëtori dhe shërbëtori i parë i Shkodrës”, shkruan ai.

Në një mesazh falenderimi dhe prezantimi për punët që e presin tashmë Shkodrën, pas 33 vitesh nën qeverisjen e së djathtës, Benet Becit duke se “i hanë duart” për punë.

“Ne që sot do ta nisim këtë ndryshim dhe nuk do të humbim asnjë çast. Për ne Shkodra është e para! Zoti e bekoftë Shkodrën dhe shkodranët! Na u priftë e mbara! Faleminderit të gjithëve”, vijon më tej kryebashkiaku i ri socialist, Benet Beci.

Mesazhi i plotë i Benet Becit:

Së pari më lejoni t’i uroj të gjithë këshilltarët dhe kryetarin e këshillit bashkiak për detyrën!

Unë sot kam kënaqësinë dhe privilegjin e madh të jem zgjedhur nga ju dhe njerëzit që ju përfaqësoni në këtë sallë si qytetar i parë i Shkodrës. Por më besoni që do të doja që në këto vite pune me ju të meritoja titullin punëtori dhe shërbëtori i parë i Shkodrës. Rruga që do të bëjmë bashkë pa diskutim ka vështirësi, por unë tani është koha për t’u përqëndruar te puna, është koha për të nisur një ndryshim të madh, jo thjesht që Shkodra të kapë ritmin dhe kohën e humbur, por që t’i paraprijmë së ardhmes. Ne duhet ta nisim punën të fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo shkodrani, në zhvillimin e ekonomisë, në mbrojtjen e mjedisit, në promovimin e hapësirave, ideve dhe nismave.

Duhet të punojmë për fëmijët e së nesërmes, për Shkodrën që tejkalon veten dhe u pararend zhvillimeve dhe sfidave.

Vullneti ynë, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me qeverinë dhe donatorët, e veçanërisht besimi që na kanë dhënë qytetarët janë një garanci e fortë për suksesin tonë.

Të nderuar këshilltarë,

Pavarësisht përkatësive tuaja (fatmirësisht ky këshill tashmë është përfaqësues i shumë grupimeve politike), te ju unë shoh të zgjedhurit e kësaj bashkie, ku duhet dëgjuar fjala e të gjithëve e ku nuk ka ndasi, nuk ka qytetarë të dorës së dytë, nuk ka rëndësi sa metra a kilometra larg godinës së bashkisë banojnë, a janë familjet e vjetra me derën e madhe, apo të ardhurit që në Shkodër gjetën mundësinë më të mirë për fëmijët e tyre, a i përkasin një partie a një grupimi.

Kjo është bashkia e shkodranëve, e cilitdo që ka vendosur të jetojë këtu, dera e hapur për të gjithë.

Kjo bashki do të jetë bashkia ku ndahen punet dhe jo privilegjet .

Ju, administrata e bashkisë e institucionet në varësi të saj, e sigurisht unë, prej sot jemi në shërbim të tyre, me dinjitet, me rregulla, me përkushtim.

Ne që sot do ta nisim këtë ndryshim dhe nuk do të humbim asnjë çast. Për ne Shkodra është e para! Zoti e bekoftë Shkodrën dhe shkodranët!

Na u priftë e mbara! Faleminderit të gjithëve!

Etiketa: Benet BeciBetimidetyrakryebashkiaku i rimesazhpunashkodra
Artikull paraprak
Bota

Ukraina bombardon një linjë hekurudhore që lidh Rusinë me Kinën

01/12/2023, 23:45
Artikull tjetër
Bota

Ukraina bombardon një linjë hekurudhore që lidh Rusinë me Kinën

01/12/2023, 23:45
Artikull paraprak
Bota

Ukraina bombardon një linjë hekurudhore që lidh Rusinë me Kinën

01/12/2023, 23:45
Artikull tjetër
Bota

Ukraina bombardon një linjë hekurudhore që lidh Rusinë me Kinën

01/12/2023, 23:45

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Kryeministri Edi Rama

Dita e Çlirimit, Rama uron shqiptarët për 29 Nëntorin

29/11/2023, 08:25
0

...

Foto e postuar nga Benet Beci

Ndarja nga jeta e Zef Dedës, kryebashkiaku i Shkodrës: Lamtumirë mjeshtër!

24/11/2023, 12:15
0

...

Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës në SHBA, Mark Gjonaj

Mark Gjonaj mesazh Vuçiçit nga Samiti Diasporës: Mos na e ngacmo Kosovën!

23/11/2023, 15:07
0

...

“Mos mi lini fëmijët jetim!” Erkanda, nënë e tre fëmijëve që po lufton me vdekjen

“Mos mi lini fëmijët jetim!” Erkanda, nënë e tre fëmijëve që po lufton me vdekjen

04/11/2023, 23:28
0

...

Sali Berisha - Hyrja e SPAK

“Prokurori” i shkruan Berishës: Balla dhe Sejdini kanë sjell njerëzit e tyre në SPAK

04/11/2023, 13:45
0

...

Lajmet e fundit

Foto ilustruese

Ukraina bombardon një linjë hekurudhore që lidh Rusinë me Kinën

2023/12/01  11:45pm
0

E injoruan në takimin e OSBE, ministri rus: Blinken e Borrell janë frikacakë

E injoruan në takimin e OSBE, ministri rus: Blinken e Borrell janë frikacakë

2023/12/01  11:15pm
0

Foto ilustruese

Përplasi 12-vjeçarin me makinë dhe u arratis, autori dorëzohet në policin e Beratit

2023/12/01  10:47pm
0

@ Credis: Euro News

Lufta në Gaza, ndryshe nga qeveria, populli shqiptar mbështet Palestinën

2023/12/01  10:27pm
0








































Para
Foto ilustruese

Trafikonin emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe, shkatërohet banda kriminale shqiptare, iu merrnin mbi 7 mijë paund

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ