Kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi sot ka festuar 36-vjetorin e lindjes.
Politikani ka publikuar një foto me familjen, teksa shkruan se në këtë ditëlindje është më i lumtur dhe më i bekuar se kurrë më parë.
“Këtë 36 vjetor më i lumtur dhe i bekuar se kurrë pranë familjes sime ❤️ Faleminderit të gjithë miqve e dashamirësve për urimet dhe mesazhet në këtë ditë. Përherë mirënjohës ndaj jush” shkruan Këlliçi në postimin e tij.