Belgjika ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 496 persona duke e çuar kështu numrin e viktimave në 3.019.
Ministria e Shëndetësisë në Belgjikë ka raportuar se 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital 462 persona, ndërsa janë shëruar 404 persona.
Në deklaratë thuhet që numri i njerëzve në kujdesin intensiv është pakësuar me 7 persona duke rënë në 1.278 persona, ndërsa numri i personave të shtruar ne spital është gjithsej 5.610.
Kujtojmë që deri më tani në Belgjikë 3.019 persona kanë humbur jetën, ndërsa 26.667 janë të infektuar.