Belgjika vijon të mbetet pikë e kuqe në Europë për sa i përket të afektuarve me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 124 viktima, duke e çuar në 7331 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura. 647 raste të reja, 47.334 në total.
Ndërkohë fqinja e saj Holanda paraqitet më pak e rrezikuar nga covidi. Në 24 orët e fundit janë 48 viktima, 4566 në total. Me 171 rastet e reja numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 38.416.