Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0kmh
40 %
Mar
30 °
Mër
30 °
Enj
30 °
Pre
29 °
Sht
29 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Begaj takim me Borrel në samitin e OKB: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Lajme të ngjashëm

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë këtë të martë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku janë të pranishëm kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në emër të Shqipërisë, Begaj tha se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për një votë të karakterizuar nga paqja dhe Stabiliteti. Kreu i shtetit theksoi se vendi ynë shtë në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke pëqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese.

Gjithashtu, në këtë samit, kreu i shteti shqiptar zhvilloi një takim me Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell. Begaj ka falenderuar kreun e KE për mbështetjen e tij dhe të Komisionit për Integrimin Evropian të Shqipërisë dhe për vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

Presidenti shtoi se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi në dialog është garanci për sigurinë në rajon, ku shton se “e ardhmja e Ballkanit është në BE”.

Më shumë