Presidenti Bajram Begaj ka dënuar me forcë sulmin e sotëm ndaj Policsë së Kosovës në Leposaviq, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.
Begaj i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë të reagojë ndaj këtij akti të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e policit të vrarë dhe i ka uruar shërim të shpejtë policëve të plagosur.Gjithashtu, presidenti ka shprehur mbështetjen e përhershme të Shqipërisë ndaj Kosovës.
Kujtojmë që persona të maskuar dhe armatosur në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë ishin vendosur dy mjete të rënda kamion duke bllokuar kështu hyrjen në fshat. Policia menjëherë është nisur drejt vendit ku ishte bllokuar rruga, ku janë hasur me sulmin me armë zjarri dhe granata dore.
Efektivët në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e këtij sulmi një nga efektivët ka humbur jetën, Afrim Bunjaku.