NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Politikë

Begaj në 115-vjetorin e Ditës së Alfabetit: Gjuha shqipe të pasurohet

21/11/2023, 13:52
0
Ne foto: Bajram Begaj

Ne foto: Bajram Begaj












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Liri dhe Sali Berisha - Argita Malltezi shoqeron te atin

Argita për herë të parë në Kuvendin e PD, Berisha shoqërohet dhe nga e shoqja

02/12/2023, 12:13
Edi Rama ne Dubai

Rama mban fjalën në samitin e klimës: Ndotësit e mëdhenj vetëm japin leksione

02/12/2023, 12:12
Nje pensionist

Të hënën nis shpërndarja e 5 mijë lekëshit të Vitit të Ri për pensionistët

02/12/2023, 11:39
Sali Berisha, ne Kuvendin e fundit Kombetar te PD - 30 Prill 2022

Grupimi demokrat i Sali Berishës mbledh sot Kuvendin Kombëtar

02/12/2023, 09:39
FOTO: Pamjet tronditëse të Trebickës së vrarë, GËRDECI siç nuk e kemi lexuar kurrë!

FOTO: Pamjet tronditëse të Trebickës së vrarë, GËRDECI siç nuk e kemi lexuar kurrë!

01/12/2023, 20:17

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e 115-vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip të zhvilluar sot në Manastir.

Kreu i Shtetit bëri thirrje për ruajtjen, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës amtare, për unitet dhe gjithëpërfshirje në nismën kombëtare të identitetit shqiptar.

Në nderim të përpjekjeve të bëra 115 vjet më parë nga atdhetarët tanë, Begaj vlerësoi rëndësinë e Kongresit të Manastirit, si një lëvizje jo vetëm gjuhësore, por edhe politike, vendimtare për ekzistencën e shqiptarisë.

“115 vjet më vonë e kuptojmë se shqipja jonë është gur themeli i identitetit shqiptar dhe i shpirtit të popullit tonë. Në një farë mënyre, është si e kuqja e flamurit që mban shqiponjën dykrenare (dhe përkrenaren e Kastriotit). Sot ne e marrim si të mirëqenë ekzistencën e shqipes, por në një ditë të tillë duhet të mos harrojmë luftën dhe përpjekjet titanike që na sollën deri këtu. Në fakt, po të lexoni historinë dhe gjithçka që ka pasur kundër, është mrekulli që shqipja mbijetoi dhe sot flitet nga miliona shqiptarë anembanë botës”, tha ai.

Në kontekstin e sotëm të influencës së gjuhëve të huaja, kreu i shtetit e vlerësoi si domosdoshmëri faktin që, krahas mësimit të tyre, të bëhen përpjekje që shqipja të mos humbasë e të mos izolohet, por të pasurohet në përputhje me realitetet e reja.

“Shqipja ka aq fjalë, sa të shprehë pa vështirësi edhe konceptet më të vështira. Mjeshtëria nuk qëndron në zëvendësimin e fjalëve tona me fjalë të huaja për të treguar epërsi intelektuale, por në punën e vështirë të gjetjes së fjalëve në shqip dhe lëvrimin e drejtë të gjuhës tonë. Çështja e ruajtjes dhe e zhvillimit të gjuhës nuk mund të jetë monopol i gjuhëtarëve. Të gjithë ata që punojnë në profesione të ndryshme dhe sjellin fjalë apo koncepte të reja, duhet të japin kontribut për një shqipe më të mirë, më të shumëllojshme dhe më elastike”, tha Begaj.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Manastir Begaj vizitoi edhe Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ai bëri me dije edhe nismën për mbrojtjen e gjuhës amtare dhe promovimin e librit shqip kudo ku jetojnë shqiptarët.

Etiketa: alfabetiBajram Begajgjuha shqipepresdenti
Artikull paraprak
Aktualitet

 “Organizatë kriminale”/ Si po u merren pronat mijëra shqiptarëve pa dijeninë e tyre

02/12/2023, 12:16
Artikull tjetër
Aktualitet

 “Organizatë kriminale”/ Si po u merren pronat mijëra shqiptarëve pa dijeninë e tyre

02/12/2023, 12:16
Artikull paraprak
Aktualitet

 “Organizatë kriminale”/ Si po u merren pronat mijëra shqiptarëve pa dijeninë e tyre

02/12/2023, 12:16
Artikull tjetër
Aktualitet

 “Organizatë kriminale”/ Si po u merren pronat mijëra shqiptarëve pa dijeninë e tyre

02/12/2023, 12:16

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Presidenti, Bajram Begaj

Begaj thirrje deputetëve për përplasjet në Kuvend: Punoni kokëulur për shqiptarët

28/11/2023, 20:46
0

...

Kreret me te larte te dy shteteve ne Vlore

Nga Vlora Begaj uron Pavarësinë: Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo në botë

28/11/2023, 11:06
0

...

Presidenti Bajram Begaj © Credits facebook.com/kuvendishqiperise

“25 vite Kushtetutë”, Begaj: Kemi bërë hapa përpara në reformën në drejtësi

27/11/2023, 11:19
0

...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti Begaj në Durrës: Porta e parë e Pavarësisë së Shqipërisë

26/11/2023, 14:27
0

...

Bajram Begaj - Zef Deda

Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Begaj: Sot u shua ikona e humorit

24/11/2023, 13:55
0

...

Lajmet e fundit

FotoMontazh/ Arben Meskuti – Olsi Ibro

 “Organizatë kriminale”/ Si po u merren pronat mijëra shqiptarëve pa dijeninë e tyre

2023/12/02  12:16pm
0

Liri dhe Sali Berisha - Argita Malltezi shoqeron te atin

Argita për herë të parë në Kuvendin e PD, Berisha shoqërohet dhe nga e shoqja

2023/12/02  12:13pm
0

Edi Rama ne Dubai

Rama mban fjalën në samitin e klimës: Ndotësit e mëdhenj vetëm japin leksione

2023/12/02  12:12pm
0

Kozakut i djegin sërish makinën, këtë herë Mercedesin me vlerë 50,000 euro

Kozakut i djegin sërish makinën, këtë herë Mercedesin me vlerë 50,000 euro

2023/12/02  12:10pm
0








































Para
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Kosova nuk ka mbështetjen e NATO-s për t'u armatosur

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ