Presidenti Bajram Begaj ka foluar për ndikimet që lufta në Ukrainë ka patur në rajon dhe më gjerë.
Në fjalën e tij në Asamblenë e OKB të mbajtur në SHBA, Begaj tha se lufta në Ukrainë ka prekur dimensione të ndryshme të zhvillimit jo vetëm për Ukrainën dhe rajonin, por për të gjithë globin. Presidenti ka shprehur shqetësimin e tij, ku thotë se agresioni rus ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe ka ndikuar në bashkëpunimin midis vendeve tjera.
Kreu i shtetit shqiptar shtoi se Shqipëria e njeh nevojën për reforma dhe është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar, duke theksuar se vendi është i përkushtuar në reduktojë nivelet e pabarazisë dhe varfërisë brenda vitit 2030.
“Aktet dhe agresioni i pajustifikuar rus flet më shumë se fjalët tona. Kjo luftë ka prekur dimensione të ndryshme të zhvillimit jo vetëm për Ukrainën dhe rajonin por për të gjithë globin. Kjo luftë ka prishur tregjet globale , ka shkatërruar infrastrukturën. Lufta në Ukrainë ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe ka ndikuar në bashkëpunimin midis vendeve. Kjo mund të ketë pasoja globale.
Shqipëria e mirëpriti samitin e objektivit të zhvillimit thirrur nga shefi i OKB. Është një moment historik për arritjen e agjendës të vitit 2030. Shqipëria e njeh nevojën për reforma dhe është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar. Shqipëria është e përkushtuar të reduktojë nivelet e pabarazisë dhe varfërisë brenda vitit 2030”, deklaroi Begaj.
LEXO EDHE: Begaj në Asamblenë e OKB: Njiheni pavarësinë e Kosovës!