Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha bëri një mbërritje të mrekullueshme në “iHeartRadio Music Aëards 2023” në Dolby Theatre në Los Angeles, dy ditë më parë.
Ylli i muzikës Pop është futur në top listën e njerzëve të veshur më bukur në “iHeartRadio Music Aëards 2023”.
Këngëtarja shqiptare zgjodhi një fustan kadifeje nga Alessandra Rich. Dizajni me shpatullat jashtë, i plotësuar nga pendë voluminoze, solli një “vibe” të stilit të vjetër, çka e bër Beben të shkëlqente.
Ngjarja e këtij viti u organizua nga Lenny Kravitz në Teatrin Dolby në Los Angeles. Taylor Sëift u nderua me çmimin “Inovator” dhe Pink mori çmimin “Icon”, ndërsa Bebe Rexha fitoi çmimin “Kënga më e mirë e zhanerit Dance”, me hitin e saj “I’m Good Blue”.