Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
45 %
3.6kmh
40 %
Enj
28 °
Pre
34 °
Sht
34 °
Die
23 °
Hën
25 °
E enjte, 21 Shtator, 2023

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Lajme të ngjashëm

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për refuzimin e vizitës së katër ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më herët për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve.

“Ne presim që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e së kaluarës, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare. Vizitat zyrtare janë një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve pasi ofrojnë një mundësi për më shumë ndërveprim dhe komunikim mes palëve.

Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në një mënyrë që të çojnë përpara procesin e normalizimit ose të kontribuojë në punën e përgjithshme në kontekstin e procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian
 thuhet bdër të tjera nga Stano.

Ishte ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliui cili tha se Serbia nuk i kishte lejuar që të udhëtonin drejt Preshevës.

Më shumë