Bashkimi Evropian do të nisë paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë brenda pak ditësh. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.
Ai tha se ishte “i sigurt” se shfaqja e fundit e unitetit të bllokut me Ukrainën do të ishte gati për të shkuar pas “diskutimeve” të nevojshme. Lëvizja është e nevojshme, u shpreh ai sepse “Rusia po na shikon”.
Duke folur përpara një takimi të Komitetit të Përbashkët Ministror BE-Kanada në Bruksel, Schallenberg tha se paketa e gjashtë e sanksioneve do të ishte “shumë thelbësore”, por kishte ende “një nevojë për diskutim”.
Sipas tij, i gjithë kompleksi ushtarak rus do të jetë në shënjestër në sanksionet e ardhshme.
Kujtojmë se BE, Britania e Madhe dhe SHBA kanë vendosur tashmë një sërë sanksionesh ekonomike dhe diplomatike ndaj Moskës që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës.