Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

BE jep 5.7 milion euro për digjitalizimin e pronave në Shqipëri: Forcohet dhe mbrohet e drejta e pronësisë

Lajme të ngjashëm

Bashkimi Europian i ka dhuruar një fond prej 5.7 milionë € kadastrës shqiptare, me anë të së cilës forcohet dhe mbrohet e drejta e pronësisë në vendin tonë.

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca shkruan se falë ndihmës së  Bashkimit Europian, tashmë do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës në Shqipëri.

Sipas diplomatit Soreca regjistrimi i pronave është një reformë vendimtare për integrimin e Shqipërisë.

  “Forcimi dhe mbrojtja e së drejtës së pronësisë është qëllimi i një Programi të ri të financuar nga #EU i nisur sot në  #EuropeHouse . Në fazën e parë, një shumë prej 5.7 milion € do t’i kushtohet përmirësimit të cilësisë së të dhënave, një mjet më i mirë. kuadri dhe dixhitalizimi i të dhënave të pronës”, shkruhet në njoftimin e BE.

Falë ndihmës nga #EU #Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi #EUforPropertyRights do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë”, shkruan ambasadori i BE Luigi Soreca.

Më shumë