Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Batalioni turk mbërrin në Kosovë, i vjen në ndihmë KFOR-it për ruajtjen e paqes në Veri

Lajme të ngjashëm

Ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë turke.

Ministria e Mbrojtjes turke ka konfirmuar sot nisjen e një batalioni me ushtarë turq, për të mbështetur misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Përmes pamjeve të publikuara në Twitter nga autoritetet turke, shihen dhjetëra ushtarë të nisur drejt Veriut të Kosovës për të lehtësuar punën e ushtarëve të KFOR-it në uljen e tensioneve.

Ndërkohë Erdogan ka thënë se e vetmja rrugë për paqe dhe stabilitet në rajon është procesi i dialogur Prishtinë-Beograd. Presidenti turk theksoi se Turqia është e gatshme të japë ndihmën e saj në këtë proces.

Kujtojmë që pas përshkallëzimit të tensioneve në komunën e Zveçanit, 30 ushtarë të KFOR  dhe 52 protestues serb mbetën të plagosur. Kjo nxiti qe NATO të dërgojë edhe 700 trupa shtesë për stabilimin e mjedisit në Veri.

Më shumë