Policia belge dhe gjermane bastisi zyrat e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (EPP) në Bruksel mëngjesin e sotëm, duke sekustruar disa kompjutera.
Kërkimi i policisë “është i lidhur me një hetim në vazhdim në Thuringia, Gjermani”, thuhet në deklaratë.
Media gjermane raportoi se hetimi nuk drejtohet kundër partisë apo ndonjë prej punonjësve të saj aktual, por kundër Mario Voigt, kreut të CDU në Turingia, i cili dyshohet për korrupsion dhe ryshfet. Voigt ka punuar për EPP-në gjatë periudhës zgjedhore 2019.
Ndërkohë Voigt i mohon akuzat e ngritura ndaj tij. Avokatët e tij e kanë përshkruar hetimin, i cili filloi në shtator 2022, si “disproporcional dhe të tepruar”, si dhe këmbëngulin se klienti i tij nuk ka bërë “asgjë të gabuar”.
EPP është partia më e madhe në nivel evropian dhe grupi i saj mban numrin më të madh të vendeve në Parlamentin Evropian. Selia e saj është e vendosur në Rue du Commerce, në lagjen evropiane të Brukselit.