Dhimbja më e madhe për vdekjen e Hajrie Rondos padyshim që rëndon më shumë mbi familjarët, e mbi të gjitha mbi bashkëshortin e saj Kiço Rondo.
Në një prononcim për mediat, Kiço ka ndarë momentet e fundit të aktores dhe porositë që i la para se të ndëronte jetë.
“Ishte e ndërgjegjshme deri në çastet e fundit. Madje në mëngjes, rreth orës 9 më la disa porosi. Mu duk se e ndjeu. Tha që t’i kem kujdes fëmijët, ta nderojmë”, ka thënë për GSH bashkëshorti i Hajries.
Ditët e fundit të jetës, Hajria i kaloi në Himarë, ndërsa pranë vetes kishte të bijën, Klean dhe të shoqin, Kiço.
Përveç momenteve të fundit të jetës së aktores, Kiço ka ndarë dhe shqetësimin që kishte për Hajrien. Sipas tij askush nuk u kujdes për të dhe të gjithë e harruan, kur ajo kishte më shumë nevojë.
“Nuk u kujdes askush për të. E harruan të gjithë. E harroi edhe politika. Pati një ndërhyrje kirurgjike të vështirë kohët e fundit. Kush u kujtua për të? Askush,”- ka shtuar Kiço Rondo.