Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
39 %
3.1kmh
40 %
Mër
25 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

Basha s’u jep LISTËN E VOTUESVE, një prej KANDIDATËVE bën gati PADINË ndaj KRYESISË të PD: Të pezullohet procesi! Gara e pabarabartë

Lajme të ngjashëm

Kryesia e Partisë Demokratike mund të përballet me një padi në gjykatë, pasi nuk pranon t’u japë listën e anëtarëve me të drejtë vote tre kandidatëve që garojnë përballë Lulzim Bashës.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se padia është përgatitur tashmë dhe mund të dorëzohet në Gjykatën e Tiranës.

Është një prej kandidatëve që ka vendosur të çojë në gjyq Kryesinë e PD-së, duke kërkuar pezullimin e procesit të zgjedhjeve të kryetarit të ri, për shkak të pabarazisë së theksuar në garë, dhe deri sa të gjithë kandidatëve t’u jepet lista e votuesve, raporton newsbomb.al.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PS, Jemin Gjana deklaroi për media se kandidatët do të kenë mundësi ta marrin listën, por diçka e tillë s’ka ndodhur.

Listën e votuesve demokratë e disponon vetëm Lulzim Basha, ndaj dhe kandidatët e tjerë kanë shprehur pakënaqësi dhe thonë se janë pjesë e një gare të pabarabartë.

Më shumë