Kreu i PD Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD, në kuadër të procesit zgjedhor.
Basha u ka kërkuar falje të rinjve për vonesën, teksa u tha se kishte një takim me të huaj. Ai ka treguar se të huajve u ka kërkuar ndjesë që ishte i veshur me xhinse.
“Më falni për vonesën se isha në një takim me të huaj. Atyre u kërkova falje se isha me xhinse se u thash që do vija tek ju”tha Basha.
Ndër të tjera kryedemokrati të rinjve u ka thënë se këto janë kohë të vështira për PD, pasi një grup njerëzish nuk duan që t’i japin fund tranzicionit.
“Janë kohë të vështira, sepse nje grusht njerëzisht s’dua ti japin fund tranzicionit. Vende që i hapin vendit ndryshimit përmes zgjedhjeve. Ne duam të lëvizim përpara dhe i kemi të gjitha shanset për të ecur përpara” tha ndër të tjera.