Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në zyrat e PD, reporterët e Këshillit të Evropës.
Basha ka njohur të deleguarit e KE, me paketën e hartuar nga ekspertët e PD, ku sipas Bashkës, shërben për t’i “kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika, duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë të pastër”.
Njihuni me paketën e hartuar nga PD:
LISTA TË HAPURA
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.
BARAZIA E VOTËS
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin
VOTA E DIASPORËS
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.
PRESIDENT NGA POPULLI
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli
Një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri, sipas kreut të PD, është shitblerja e votës dhe korrupsioni i përhapur kudo që ndikon edhe në deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Basha thotë se ligji për dekriminalizimin i iniciuar nga PD, tregoi se sa thellë kishte depërtuar krimi në qeverisje. Tashmë prioritet për PD-në për të luftuar korrupsionin në nivele te larta është:
VETTING PËR POLITIKANËT
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit.
FUND IMUNITETIT NGA NDJEKJA PENALE
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.