
Beteja virtuale mes liderëve politikë ka nisur.
I pari ishte sot Basha që publikoi një video-montazh të Edi Ramës, me disa momente pikante kur ai debatonte dhe ironizonte gazetaret në debat e sipër. “Imagjinoni sikur të ishte vajza juaj”, ishte thirrja e fortë në atë video.
Ndërkohë Rama i është përgjigjur Bashës me të njejtën monedhë, duke publikuar një video me momentet kur Berisha ka përdorur fjalor banal të papërshtatshëm në Kuvendin e Shqiëprisë.
Mesa duket mes tyre ka nisur një betejë për të nxjerrë në pah dhe për të kujtuar se kush ka sharë më shumë, për të krijuar tek qytetarët dhe votuesit një përshtypje negative për kundërshtarin politik.