Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

“Basha është vënë në siklet”, gazetari Hoxha: Belgët dyshojnë se denoncimi i “Toyota Yaris” u bë për t’i hapur rrugë një ngarkese më të madhe

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u mor në pyetje nga prokurorët belgë, disa ditë më parë në ambientet e SPAK, pasi ishte ai që denoncoi në parlament mbërritjen në Shqipëri të një ngarkese me miliona euro të padeklaruara, dy ditë para se të ndodhte ngjarja.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, tregoi se informacionin ia kishte dhënë një punonjës i SHISH dy zyrtarëve të lartë në Shqipëri, por shtoi se Basha është në siklet, pasi deklaroi që informacionin e kishte marrë nga një emigrant shqiptar.

Hoxha tha në “ABCNews”, se prokurorët belgë hetojnë edhe një pistë tjetër, atë të denoncimit të ngarkesës prej 3.4 milion euro, për të shpërqëndruar autoritetet nga kalimi i një ngarkese tjetër shumë herë më të madhe.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:

Basha është vënë në siklet se ka thënë që informacionin e ka marrë nga shqiptarë emigrantë. Nuk ka emigrant që e di se po lëvizin 3.4 milion euro. Në Shqipëri mund të hyjnë përditë ngarkesa të tilla, prandaj metri katror rritet e rritet, sepse janë këto para. I është dërguar një mesazh një ose dy zyrtarëve të rëndësishëm shqiptar, jepet targa e karoatrecit, dogana. Dhe çfarë ndodh, ky informacion, personi thotë se jam punonjës i Shërbimit Informativ. Ky mesazh në datën 22 Lulzim Basha e thotë në parlament, por ia çon Ballës dhe grupeve të Elbasanit, por në fakt nuk ishin ata.

Nuk mundet që ish-ministri i Brendshëm me formim jurist, të bëjë diçka të tillë publikisht, se ai ka vënë në alarm transportin, ata që po e sillnin. Basha e deklaroi këtë gjë në parlament, në datë 24 dy ditë pas deklaratës së Bashës kapet karoatreci në Durrës, gjenden dy makina, kanë qenë jo vetëm euro por edhe franga e dollarë. Karoatreci nuk erdhi nga Ankona, erdhi nga Bari, prandaj ka qenë me dy ditë vonesë. Unë mendoj që Basha ka kuptuar se këto nuk do kapen.

Autoritetet dyshojnë se ky informacion është dhënë qëllimisht që të kalojë një ngarkesë më e madhe se kjo. Hetuesit belgë e kanë dhe këtë opsion, se atyre u duket e pabesueshme që të dalë një politikan në parlament dhe të thotë këtë gjë, dhe të ndodhë fiks siç e tha ai. Tani çfarë ndodhi në Durrës, kjo është ndihma tjetër e madhe. U gjetën paratë, prokuroria e Durrësit nuk ka marrë as gjurmë gishtash, as mbetje të ADN së, por i ka marrë ato lekë dhe i ka futur në një bankë të nivelit të dytë, ku sot janë të bllokuara. Aktualisht sot prokuroria nuk i ka me monedha.

Asnjë nga personat e arrestuar në Shqipëri nuk ishte i dënuar, ndaj nuk u klasifikua si pastrim parash. Në Belgjikë çështja ka dy persona të arrestuar, njëri është kapur në Maqedoni, tjetri në Malin e Zi. Ata kanë ngelur të pakënaqur nga dëshmia e Bashës. Rasti i keq i ka rënë Bashës. Është e vërtetë që autoritetet belge kishin planifikuar marrjen në pyetje të Bashës në 17 tetor, por u shty se ndërhyhej në një situatë politike në Shqipëri.

Më shumë