Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Basha akuza Ahmetajt: Një trafikant droge ka paguar 1.5 milion euro që të mos preket prona e tij

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar ministrin Arben Ahmetaj si të përfshirë në skandalin për ndryshimin e planit urbanistik në zonën e Unazës së Re, për t’i hapur rrugë ndërtimin e pallateve shumëkatëshe.

Basha, nga protesta e Unazës së Re, e quajti Edmond Begon një trafikant droge, që sipas tij ka paguar 1.5 milion euro ministrisë së Arben Ahmetajt për ndryshimin e rrjedhës së lumit Lana.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Në vitin 2017 është ndryshuar plani urbanistik i 2013-ës. Është zhvendosur shtrati i Lanës, me kontributin e derdhur prej 1.5 milion euro të një trafikanti droge dhe me firmën e Arben Ahmetajt, të mos preket prona e trafikantit të drogës.

Plani i detajuar vendor i nënshkruar nga Erion Veliaj që i hap rrugën ndërtimin e pallateve shumëkatëshe. Mediat t’i tregojnë shqiptarëve se si është ndryshuar rrjedha e një lumi për të marrë përpara qindra shtëpitë e shqiptarëve për të mos prekur pronën e një trafikanti droge që ka paguar 1.5 milion euro ministrisë së Arben Ahmetajt.

Më shumë